Dallimi i madh në vlerë mes Dritës dhe Antwerpit

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 17:07
Dallimi i madh në vlerë mes Dritës dhe Antwerpit

Drita do të zbresë sonte prapë në fushën e blertë për ta vazhduar eksperiencën e saj evropiane.

Nënkampionia e Kosovës do të përballet me ekipin Antwerp në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

Antwerp do të jetë kundërshtar shumë i fortë për gjilanasi

Sipas Transfermarkt, vlera e ekipit belg prek shifrën e 67.4 milionë eurove. Ndërkohë, Drita ka vlerë të përgjithshme 4.48 milionë euro.

Pasi e eliminuan Inter Turkun në fazën e parë, gjilanasit synojnë të jenë të suksesshëm edhe në atë të dytë, edhe pse tash do të kenë punë me një kundërshtar të kalibrit krejt tjetër/

“Intelektualët” kanë ushtruar dje në stadiumin “Bosuil”, ku do të zhvillohet dueli i parë i tyre me belgët, i cili do të fillojë në orën 19:00 sonte.

(Kosova Sot Online)