Laporta thotë se Kounde do të transferohet te Chelsea

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 17:22
Laporta thotë se Kounde do të transferohet te Chelsea

Barcelona e ka humbur garën për transferimin e Jules Koundes.

Presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta, së fundmi ka deklaruar se mbrojtësi do të transferohet te Chelsea

Një tifoz iu afrua Laporas në Las Vegas, ku katalanasit janë aktualisht në një turne parasezonal.

“A do të nënshkruajë Barcelona me Kounden?”, ishte pyetja e tifozit për presidentin e Barçës.

“Jo, jo. Ai do të nënshkruajë me Chelsean”, ishte përgjigja e Laportas.

(Kosova Sot Online)