Muric nënshkruan me Burnley

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 18:20
Muric nënshkruan me Burnley

Tashmë edhe zyrtarisht, Aro Muric është futbollisti më i ri i Burnleyt.

Klubi anglez ka njoftuar këtë të premte për transferimin e portierit nga Manchester City.

Muric me Burnleyn ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj tani dhe të filloj stërvitjen”, tha 23-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.

“Unë jam 23 vjeç tani, kështu që ndjej se është koha e duhur për të vazhduar më tej dhe po pres me padurim sezonin e ri”, shtoi portieri i Kosovës.

Burnley nuk e ka zbuluar çmimin e paguar për Muricin, por besohet se kjo lëvizje është realizuar për 2.5 milionë funte. 


(Kosova Sot Online)