Lexoni edhe:
Statusi i kandidatit për Shqipërinë e hapë rrugën për ecjen përpara të çështjes shqiptare
Timo Werner mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të kësaj vere. Sipas gazetarit nga “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg, sulmuesi është i mërzitur me trajnerin, Thomas Tuchel, i cili është shumë kritik dhe skeptik – derisa thuhet se mes tyre nuk ka harmoni.
Wernerit thuhet se i pëlqen Chelsea, por ai dëshiron që të luajë rregullisht, pasi qëllimi i tij është që të ketë një rol të madh në Botërorin e këtij viti.
Kësisoj, sulmuesi gjerman mund të largohet nga “Stamford Bridge” dhe trajneri nuk do ta pengojë, por do të duhet kohë për të marrë një vendim përfundimtar.
26-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2020. Që atëherë, ai ka luajtur 89 ndeshje për klubin dhe ka shënuar 23 gola.
Ish-sulmuesi i Leipzigut me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
(Kosova Sot Online )