Statusi i kandidatit për Shqipërinë e hapë rrugën për ecjen përpara të çështjes shqiptare

Statusi i kandidatit për Shqipërinë e hapë rrugën për ecjen përpara të çështjes shqiptare
Statusi i kandidatit për Shqipërinë e hapë rrugën për ecjen përpara të çështjes shqiptare

Muhamet Kelmendi

  • 23 July 2022 - 09:00

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në këtë anë ka mundësi që Tirana zyrtare të ndikoj pozitivisht edhe në çështjen shqiptare, si të Kosovës, ashtu edhe të çamëve, të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi. Sado të ndihmohet? Kjo varet nga puna që bëjnë organet e shtetit në Bruksel dhe në qendrat e ndryshme evropiane. Sa do të angazhohet, pritet të shihet!

-Hapja e negociatave në mes të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian është një akt pozitiv në kuadër të ndërtimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe të hapjes së vendeve të reja të punës, sikundër edhe në fushat të tjera me interes. Besohet se BE do të angazhohet në Shqipëri në disa fusha. 1 Në fushën e punësimit duke investuat në fushën e turizmi, të bujqësisë dhe të industrisë së lehtë. 2. Në fushën e ndërtimit të shtetit të së drejtës, sidomos në gjyqësi, në prokurori dhe në organet e luftimit të krimit, si në polici etj. 3. Në fushën e arsimit kompertabël me arsimin në Bashkimin Evropian. 4. Në fushën e kulturës dhe të monumenteve historike që i ka Shqipëria dhe 5. Në fushën e barazisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim feje, gjinie, moshe dhe kombi etj.

Për ti realizuar pikësynimet që Shqipëria të përgatitet për anëtarësim në Unionin Evropian kërkohet që të bashkëpunohet me organet e shtetit.

Në këtë anë ka mundësi që Tirana zyrtare të ndikoj pozitivisht edhe në çështjen shqiptare, si të Kosovës, ashtu edhe të çamëve, të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi. Sado të ndihmohet?

Kjo varet nga puna që bëjnë organet e shtetit në Bruksel dhe në qendrat e ndryshme evropiane. Sa do të angazhohet, pritet të shihet!

Por, me këtë status ka mundësi tash më të mëdha për të kontribuuar në çështje të ndryshme. BE do të bashkëpunojë në punë me organet e shtetit shqiptar. Këtu është e përbashkëta në Shqipëri. Besohet se kjo do të shfrytëzohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".