Antwerpi përforcohet me një mbrojtës para ndeshjes së kthimit ndaj Dritës

  • E.K /
  • 23 July 2022 - 15:52
Antwerpi përforcohet me një mbrojtës para ndeshjes së kthimit ndaj Dritës

Antwerpi është përforcuar me një futbollist para ndeshjes së kthimit ndaj Dritës në Ligën e Konferencës.

Klubi belg ka njoftuar këtë të shtunë për transferimin e argjentinasit, Gaston Avila, nga Boca Juniors.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar mes Antwerpit dhe Dritës përfundoi baras dhe pa gola.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 28 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përballjet mes Dritës dhe Antwerpit janë të vlefshme për raundin e dytë kualifikues, me fituesin që pastaj do të kalojë në të tretin e Ligës së Konferencës. 

(Kosova Sot Online)