Laporta i bën të ëndërrojnë tifozët e Barcelonës

  • S.A /
  • 25 July 2022 - 10:17
Laporta i bën të ëndërrojnë tifozët e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka paralajmëruar se Lionel Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”. Ylli argjentinas e bëri një largim emocionues nga gjiganti katalunas verën e kaluar pasi Barcelona s’ishte në gjendje t’ia vazhdonte kontratën. 35 vjeçari kishte nënshkruar me Paris Saint-Germainin për dy vjet, pra atij i ka mbetur edhe një vit kontratë. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte larguar me lot në sy nga klubi i tij  izemrës pasi i skadoi kontrata.

Mirëpo, duket se kjo nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim. Kreu i klubit në fakt është duke u përgatitur për një ëndërr që mund të bëhet realitet. “Unë nuk besoj se apoka e Messit në Barcelonë ka marrë fund. Besoj se përgjegjësi e jona është që ta bëjmë të qartë se ky rrugëtim është ende i hapur, ai nuk është mbyllur. Mendoj se ai mund ta ketë një përfundim më të shkëlqyeshëm se që e kishte. Nëse më pyesni nëse i detyrohem atij dhe nëse ndihem borxhli ndaj tij, përgjigja është ‘po’”, ka thënë Laporta në një intervistë për “ESPN”. “Moralisht, si president i Barcelonës, mendoj se e kam bërë atë që nevojitej ta bëja. Por, përsëri si president i Barcelonës dhe personalisht, mendoj se i detyrohem atij”, përfundoi kreu i klubit katalunas. Barça ishte mjaft aktive në këtë afat kalimtar, por tifozët duhet ta presin vetëm verën tjetër për ta parë sërish, me gjasë, Messin duke luajtur në Barcelonë. Këtë e ka kërkuar edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili beson se me Leon ekipi i tij do të ngritet dhe do ta ketë një dimension tjetër. 

(Kosova Sot Online )