Drita – Antwerp/ Biletat dalin në shitje nesër, çmimet janë nga 2 deri në 20 euro

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 16:37
Drita – Antwerp/ Biletat dalin në shitje nesër, çmimet janë nga 2 deri në 20 euro

FC Drita ka njoftuar se të martën do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Antwerpit, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, shkruan Gazeta Express. Kujtojmë se ndeshja e parë ishte mbyllur baras dhe pa gola.

Drita ka bërë të ditur se biletat do të dalin në shitje nesër, në dy lokacione: para teatrit të qytetit dhe te stadiumi i qytetit.

Bileta më e lirë do të kushtojë 2 euro, kurse ajo më e shtrenjta (VIP) 20 euro.

Klubi gjilanas bëri të ditur se të gjitha biletat do të jenë me barkod identifikues.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

“Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – Royal Antwerp FC do të dalin në shitje nga dita e marte në formë fizike në dy pika të shitjes:

• Para teatrit të qytetit

• Te stadioni i qytetit(te sheshi)

Shitja fillon prej orës 12:00 deri në ora 20:00.

Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje afër stadiumit “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.

Tribina në Jug është e mbyllur, ndërsa çmimet për biletat në dispozicion janë:

• Veri 2 euro

• Lindje 3 euro

• Perëndim 7 euro

• VIP 20 euro

Te gjitha biletat do te jene me barkod identifikues”. 

(Kosova Sot Online)