E dashura e Ronaldos shton edhe më shumë zërat për transferimin e portugezit te Atletico

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 19:07
E dashura e Ronaldos shton edhe më shumë zërat për transferimin e portugezit te Atletico

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë ende e përfolur, teksa ai nuk ka dhënë ende ndonjë njoftim zyrtar.

Deri më tani dihet se sulmuesi portugez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United, pasi kaloi vetëm një sezon në “Old Trafford” pas rikthimit atje – transmeton Gazeta Express.

Ronaldo ende nuk ka filluar as stërvitjet me “Djajtë e Kuq”, duke rritur kështu edhe më shumë zërat për largimin e tij.

37-vjeçari së fundi është lidhur ngushtë me një kalim te Atletico Madridi.


Ish-sulmuesi i Real Madridit e Juventusit thuhet se është i impresionuar me ambicien e trajnerit, Diego Simeone, për ta transferuar në “Wanda Metropolitano”.

Zërat për kalimin e Ronaldos te Atletico Madridi i ka shtuar edhe më shumë e dashura e tij, Georgina Rodriguez.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se ajo ka filluar të ndjekë gruan e Simeones, Carla Pereyra, në rrjetin social “Instagram”.


(Kosova Sot Online)