
Ballkani po udhëheq me pesë gola epërsi

Ballkani ka shënuar edhe dy gola të tjerë në ndeshjen ndaj La Fioritas.
Pas tre golave nga Albion Rrahmani, golin për 4:0 e shënoi Leonit Abazi në minutën e 73-të
Dy minuta pas golit të tij, shënoi edhe Ermal Krasniqi (75’) për 5:0, i cili më herët gjatë ndeshjes humbi dy raste të arta për të shënuar.
Kujtojmë se Ballkani dhe La Fiorita në stadiumin “Fadil Vokrri” janë duke e zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë në San Marino kishte përfunduar me rezultatin 0:4 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.
(Kosova Sot Online)