Xavi e çon në qiell Raphinhan

  • S.A /
  • 01 August 2022 - 09:48
Xavi e çon në qiell Raphinhan

Raphinha ua ka rrëmbyer zemrën të gjithë tifozëve të Barcelonës. Braziliani e ka bërë për vete madje edhe trajnerin Xavi Hernandez. Trajneri i “Blaugrana” ka folur për ish-futbollistin e Leeds United pas ndeshjes miqësore ndaj New Yorkut. Futbollisti ofanziv po shkëlqen në këtë fazë përgatitore të gjigantit katalunas dhe trajneri spanjoll pret shumë nga lojtari.

“Është një përforcim spektakolar për Barcelonën, jo vetëm për këtë sezon, por edhe për vitet e ardhshme. Është një lojtar që punon për skuadrën, harkon mirë dhe është dhe është i aftë para portës. Di të shënojë, është i mirë edhe në gjuajtje nga larg dhe mbi të gjitha është i uritur. Këto janë shenjta të mrekullueshme”, deklaroi Xavi. Raphniha pritet të jetë njëri prej lojtarëve kryesorë në “Camp Nou” në edicionin e ri. 

(Kosova Sot Online )