Zeqiri rikthehet në Zvicër dhe nënshkruan me Baselin

  • A.P /
  • 02 August 2022 - 21:28
Zeqiri rikthehet në Zvicër dhe nënshkruan me Baselin

Pasi nuk ia doli të lë gjurmë në futbollin anglez, Andi Zeqiri është rikthyer sërish në Zvicër.

Baseli ka njoftuar për huazimin e sulmuesit për një sezon nga Brightoni. Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes.

“FC Basel është një adresë kryesore dhe klubi është i njohur ndërkombëtarisht. E pashë FCB-në të luante në Champions League kur isha i vogël dhe që atëherë kam ëndërruar të luaj për ato ngjyra. Përveç kësaj, Alex Frei, një ish-sulmues i klasit botëror, vepron si trajner. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mua si sulmues, dua të mësoj prej tij dhe të vazhdoj të përmirësohem nën drejtimin e tij. Sigurisht që shpresoj për shumë praktikë në ndeshje dhe suksese maksimale me ekipin, edhe për Botërorin e këtij viti”, tha 23-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë se Zeqiri edhe më herët ka luajtur në futbollin zviceran, te Lausanne-Sport.

Reprezentuesi i Zvicrës në sezonin e fundit ishte i huazuar te Augsburgu.

Andi Zeqiri me Brightonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)