Luis Muriel drejt Juventusit?

  • S.A /
  • 05 August 2022 - 10:30
Luis Muriel drejt Juventusit?

Luis Muriel ka përfunduar në radarin e Juventusit. “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi nuk aktivizoi opsionin për blerjen përfundimtare të Alvaro Moratas.

Muriel është përmendur vazhdimisht si një përforcim i mundshëm te Juventusi, pasi kontrata e tij me Atalantan skadon më 30 qershor 2023.

“Calciomercato” ka raportuar se negociatat po përparojnë mes klubeve, megjithëse çmimi i kërkuar prej 15 milionë eurosh nga Atalanta konsiderohet shumë i lartë për një 31-vjeçar.

Megjithatë, çmimi mund të ulet duke marrë parasysh se lojtari mund të largohet falas në vitin e ardhshëm.

Kolumbiani ka shënuar 98 gola dhe 48 asistime në 280 paraqitje në Serie A, ku ka luajtur për Udinesen, Leccen, Sampdorian, Fiorentinan dhe Atalantan.

Sezonin e kaluar, ai kontribuoi me 14 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje. 

(Kosova Sot Online )