Don Polloshka prezantohet te Vëllaznimi

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 09:26
Don Polloshka prezantohet te Vëllaznimi

Don Polloshka është përforcimi i radhës i KB Vëllaznimit.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, klubi gjakovar bëri të ditur për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin organizator. Polloshka vlerësohet si një prej basketbollistëve më të talentuar në vendin tonë.

Ai së fundi regjistroi paraqitje të mira me Kosovën U20 në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe.

Njoftimi i plotë nga KB Vëllaznimi:

“Doni i cili luan në poziten e organizatorit është njëri ndër talentët më premtues në vend. Karieren e zhvilloi në KB Sigal Prishtina , vitet e fundit e dëshmoi se ka prespektivë të madhe. Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës shkëlqeu këtë verë në Kampionatin Evropian u20 që u mbajt në Gjeorgji ku ishte lojtari kryesor i ekipit. Polloshka do të jetë shtyll kryesore e ekipit kët sezon.

Mirë se vjen Doni”.

(Kosova Sot Online )