PSG-ja bën ofertë për Ruizin

  • S.A /
  • 08 August 2022 - 14:38
PSG-ja bën ofertë për Ruizin

Fabian Ruiz është bërë objektiv i Paris Saint-Germainit. Mesfushori spanjoll po luan me sukses në Napoli qe një kohë. Ndërkohë, interesim për të së fundmi ka shfaqur edhe Manchester United, duke e pasur parasysh se do ta ketë të vështirë ta transferojë Frenkie de Jongun nga Barcelona.

Por, lojtarin qe një kohë e pëlqen edhe Arsenali në Angli. Megjithatë, kampioni francez është i vendosur për ta bërë të vetin përfaqësuesin spanjoll. Mesfushori defanziv ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar klubit nga “Parku i Princave” si lojtar i lirë nga vera e ardhshme. Por, shefi i ri i transfereve të PSG-së, Luis Campos dëshiron që ky transferim të realizohet qysh këtë verë. Gjiganti nga Ligue 1 i ofron 20 milionë euro plus bonuse për futbollistin. Ndërkohë, presidenti napolitan, Aurelio De Laurentiis i kërkon 30 milionë euro për mesfushorin kualitativ, i cili po e kalon vitin e fundit të kontratës me klubin italian.

(Kosova Sot Online )