Mbappe: Real Madridi është makineri për Topin e Artë

  • S.A /
  • 13 August 2022 - 13:07
Mbappe: Real Madridi është makineri për Topin e Artë

Kylian Mbappe është një nga 30 lojtarët e nominuar për Topin e Artë 2022 dhe ai ka folur për çmimin, duke shpjeguar se cilët janë favoritët e tij për ta fituar atë. Sulmuesi francez beson se Karim Benzema ka një shans të madh për të fituar çmimin individual, ndërsa Mbappe foli gjithashtu se si kaq shumë lojtarë të Real Madridit e fitojnë këtë çmim. “Treshja më e mirë? Unë do të thosha Benzema, unë dhe Sadio Mane”, tha Mbappe.

“Benzema sapo pati sezonin e jetës së tij në moshën 34-vjeçare, duke qenë vendimtar për të fituar një tjetër Champions League. Nëse ai nuk e fiton atë, unë do të ndaloj së besuari në Topin e Artë përgjithmonë. Real Madridi është një makinë për Topin e Artë, duhet ta pranoni këtë”.

Ai vazhdoi duke folur për shanset e tij për të fituar këtë çmim një ditë.

“Është e rëndësishme të mbaj këmbët në tokë, por jam i bindur se një ditë mund ta fitoj Topin e Artë ndërsa jam në PSG ”, tha ai.

(Kosova Sot Online )