Alonso arrin marrëveshje me Barcelonën

  • S.A /
  • 16 August 2022 - 13:23
Alonso arrin marrëveshje me Barcelonën

Marcos Alonso pritet të rikthehet në futbollin spanjoll në fund të këtij muaji pas 12 vjetësh karriere larg La Ligas.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Për këtë siguron mediumi gjerman “Bild”.

Tash i mbetet gjigantit katalunas ta arrijë marrëveshjen edhe me Chelsean, në mënyrë që Alonso të përfundojë në “Camp Nou”.

Flitet se Chelsea i kërkon në mes 5 dhe 7 milionë euro për kartonin e veteranit të mbrojtjes.

31 vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2016, por ai s’ka të ardhme në “Stamford Bridge”, ku së fundmi përfundoi Marc Cucurella nga Brightoni.

Barça ndërkohë ka nevojë për mbrojtës të krahut të majtë për t’i bërë konkurrencë Jordi Albas.

Alonso ishte larguar nga Real Madridi në vitin 2010, për të pasur eksperienca të tjera në klubet si Bolton, Sunderland, Fiorentina dhe tash në Chelsea. 

(Kosova Sot Online )