Dalin për herë të parë publikisht Pique me të dashurën e re, shihen duke u puthur

  • A.P /
  • 21 August 2022 - 12:25
Dalin për herë të parë publikisht Pique me të dashurën e re, shihen duke u puthur

Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re, Claria Chía Marti, u panë duke u puthur në një koncert.

Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit El Gordo y la Flaca (Univisión), ku disa orë më parë konfirmuan se çifti kishin lidhje që në shkurt, kur ai ishte ende me Shakirën.

Çifti injoruan kamerat dhe i dhanë shumë dashuri njëri-tjetrit teksa dëgjonin këngët e Dani Martinit, i cili ofroi një koncert pranë Pirenejve.

Të gjithë nëpër rrjete sociale po befasohen me ngjashmërinë e madhe të Clarias me Shakirën, ish-partneren e Piques.


(Kosova Sot Online)