Allegri takohet me drejtorët e Juventusit për të diskutuar transferimet e mundshme
Massimiliano Allegri do të takohet sot me drejtuesit e Zonjës së Vjetër për ta diskutuar strategjinë e transfereve të verës, gjersa afatit po i vije fundi
Zonja e Vjetër ka tubuar katër pikë në dy ndeshjet e para të sezonit dhe do ta pretë Romën në Allianz Stadium të shtunën.
Disa burime në Itali kanë thënë që Allegri do të takohet me drejtorët e Juventusit sot për të bërë një përditësim për vendimet së cilët lojtarë do të transferohen. Nuk është një takim emergjent pas barazimit 0-0 kundër Sampdorias mbrëmë, por një mbledhje e rregullt që mbahet gjithmonë një javë para se të përfundojë afati.
Sky Sport Italia dhe Sportmediaset raportojnë që Bardhezinjtë kanë arritur në princip një marrëveshje me Marseille për ta transferuar sulmuesin e tyre Arek Milik.
Juventusi ende shpreson që ta transferojë Memphis Depayn nga Barcelona, por sulmuesi holandez ende nuk e ka shkëputur kontratën me katalunasit, kështu që bisedimet në mes të gjigantëve të Serie A dhe ish sulmuesit të Lyon dhe Manchester United për momentin kanë ngecur.
Ylli i mesfushës së PSG-së, Leandro Paredes është një prioritet i tyre për mesfushën, por Juventusi ka nevojë për të shitur një mesfushorë në mënyrë që ti bëjë vend ish futbollistit të Romës në skuadër.
(Kosova Sot Online)
