
Lexoni edhe:
Meçi i dekadës me Usyk: Tyson Fury cakton ultimatum prej një javësh për shumën e parave
Harry Maguire është bërë së fundmi objektiv i Chelseat. Mirëpo, mediat angleze zbulojnë se ende nuk kanë nisur bisedimet mes “Blues” dhe klubit aktual të futbollistit, Manchester United. Përkundër interesimit të klubit nga “Stamford Bridge”, duket se ish-futbollisti i Leicester Cityt ka vendosur të qëndrojë në “Old Trafford”.
Meçi i dekadës me Usyk: Tyson Fury cakton ultimatum prej një javësh për shumën e paraveLexoni edhe:
Edhe pse së fundmi e humbi pozitën e titullarit, përfaqësuesi anglez do të luftojë për ta rikthyer atë pasi është i vendosur për të luajtur në Botërorin e Katarit. Në rast se dështon ta transferojë Maguiren, i cili është kritikuar shpesh për paraqitjet e tij me “Djajtë e Kuq”, Chelsea do t’ia mësyjë qendërmbrojtësit të Leicester Cityt, Wesley Fofana. Të dy këto klube pritet të jenë mjaft aktive në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.
(Kosova Sot Online )