Daja: Duhet të djersitemi nëse mendojmë ti shtyjmë ëndrrat përpara

  • G.g /
  • 24 August 2022 - 19:54
Daja: Duhet të djersitemi nëse mendojmë ti shtyjmë ëndrrat përpara

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në konferencën para ndeshjes me Shkupin, e vlefshme për play-offin e Ligës së Konferencës.

Ballkani triumfoi 1:2 në ndeshjen e parë të luajtur në Shkup, teksa një barazim në Prishtinë do t’i mjaftonte të kualifikohej në grupet e Ligës së Konferencës.

“Mendojmë që nesër do të kemi ndeshje të vështirë. Nuk ka favorit direkt, dy skuadrat janë pothuajse të barabarta. Kemi avantazh sepse fituam ndeshjen e parë, shpresojmë të na mbështesin tifozët. Duhet të djersitemi nëse mendojmë ti shtyjmë ëndrrat përpara. Nuk e kemi parashikuar që në start të arrijmë këtu. Gjithë kontingjenti është në dispozicion. Një lojtar të shohim si e ka gjendjen, ka qenë i diferencuar. Nuk dua ta publikoj dhe nuk dua të jap elemente shtesë. Është një nga mbrojtësit tanë në dyshim”, deklaroi Daja.

Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të gjitha biletat janë shitur gati, teksa kanë mbetur vetëm edhe 1 mijë sosh, që do të shiten nesër nga ora 15:00 në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online)