FIFA e zbulon ranglistën e re, kjo është pozita e Kosovëss

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 14:34
FIFA e zbulon ranglistën e re, kjo është pozita e Kosovëss

FIFA e ka publikuar sot ranglistën e re të Kombëtareve.

Dhe, në renditjen më të re, Kosova nuk ka lëvizur vendi.

“Dardanët” e shohin veten në vendin e 106-të, njëjtë i herën e kaluar, me 1183 pikë të grumbulluara.

Vedat Muriqi me shokë gjenden përpara Mauritanisë dhe prapa Madagascarit.

Ekipi i Alain Giresse nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga muaji qershor, prandaj edhe nuk pati ndryshim në renditjen e tij.

Kosova do t’ju kthehet angazhimeve në muajin shtator me ndeshjet që do t’i zhvillojë në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare po ashtu nuk ka lëvizur, duke mbetur në vendin e 66-të me 1261 pikë.

Kuqezinjtë po ashtu s’kanë luajtur në korrik dhe në gusht, ndërsa e shohin veten prapa Sllovenisë dhe përpara Malit të Zi.

Sa u përket vendeve të para, as aty nuk kishte ndryshime.

Brazili mbetet në krye, i përcjellë nga Belgjika e Argjentina.

(Kosova Sot Online)