Aguirre: Ronaldo nuk do t’i bashkohet Napolit

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 18:52
Aguirre: Ronaldo nuk do t’i bashkohet Napolit

Gazetari sportiv, Edu Aguirre, një nga shokët më të ngushtë të Cristiano Ronaldos, ka thënë së superylli i Manchester United ka vendosur kundër bashkimit me Napolin

Aguirre e ka treguar këtë gjë gjatë emisionit El Chiringuito që ish sulmuesi i Juventusit nuk dëshiron që të bashkohet me skuadrën nga Italia e Jugut.

Gazetari sportiv është njëri nga shokët më të ngushtë të Ronaldos dhe e vizitonte atë shpesh në Torino kur CR7 luante për Juventusin.

Ronaldo është duke kërkuar një rrugë shpëtimi nga Old Trafford pasi që ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Agjenti i tij, Jorge Mendes e ka ofruar atë në Napoli, por që United të nënshkruajë me Victor Osimhen për më shumë së 100 milionë euro. Ronaldo do të kalonte në stadiumin Maradona por si huazim me një pjesë të pagës që do paguhej nga Djajtë e kuq.

Megjithatë, United tani janë afër për ta transferuar yllin e Ajaxit, Antony për rreth 100 milionë euro, një investim i njëjtë ky me Osimhen.

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 paraqitje gjatë tri viteve sa ishte në Torino me Juventusin.

(Kosova Sot Online)