Kompletohen çiftet çerekfinaliste të EuroBasketit

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 17:07
Kompletohen çiftet çerekfinaliste të EuroBasketit

Janë mësuar tetë skuadrat çerekfinaliste të Eurobasketin e këtij viti, që mbahet në katër shtete, Çeki, Gjermani, Gjeorgji e Itali.

Spanja, Finlanda, Gjermania, Greqia, Franca, Italia, Sllovenia e Polonia do kërkojnë një vend në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane.

Spanja arriti që një të 16-tën ta mposht Lituaninë pas vazhdimeve dhe në çerekfinale do të përballet me Finlandën që mundi Kroacinë.

Gjermania që eliminoi Malin e Zi, do të luaj kundër Greqisë, e cila eliminoi çekinë.

Në këtë fazë, përballje shumë interesante ajo mes Italisë e Francës. Italianët në një të 16-tën mposhtën Serbinë, kurse francezët Turqinë, në një triler basketbolli.

Sfida e fundit do të jetë mes Sllovenisë e Polonisë. Sllovenët eliminuan Belgjikën, derisa polakët Ukrainën.

Faza çerekfinale do të zhvillohet të martën e të mërkurën. Të martën nga ora 17:15 luajnë Spanja e Finlanda. Po atë ditë, Gjermania e pret Greqinë nga ora 20:30.

Të mërkurën, nga ora 17:15 super përballja mes Francës e Italisë, kurse nga 20:30, Sllovenia përballet me Poloninë.

Gjysmëfinalet do të luhen të premten, kurse finalja e madhe është e paraparë për të dielën që vjen.

(Kosova Sot Online)