Prishtina deklason Malishevën
FC Prishtina e ka deklasuar Malishevën me rezultat 4-2, teksa është ngjitur në vendin e tretë të Albi Superligës së Kosovës. Mendurim Hoti (3’), Kreshnik Uka (27’), Endrit Krasniqi (34’ penallti) dhe Kushtrim Gashi (45+3’) shënuan për Prishtinën, kurse Alban Shillova (39’ penallti) dhe Fiton Hajdari (85’) ishin realizator të golave për mysafirët.
Prishtina e ka deklasuar në stadiumin e Ulpianës skuadrën e Malishevës duke e mposhtur atë me rezultat 4-2.
Prishtinasit e kryen punën në pjesën e parë të ndeshjes, ku shënuan edhe katër golat.
Qysh në minutën e 3-të, Mendurim Hoti do të shënonte golin e parë, teksa Kreshnik Uka dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të të ndeshjes.
Endrit Krasniqi do të shënonte për rezultat 3-0 nga pika e bardhës në minutën e 34-të.
Penallti do të fitonin pesë minuta më vonë edhe mysafirët e ku në gol do ta shndërronte Alban Shillova.
Pa përfunduar pjesa e parë në listën e realizatorëve do të hynte edhe Kushtrim Gashi që shënoi një gol të bukur.
Në pjesën e dytë goli i vetëm që u shënua ishte ai i Malishevës.
Fiton Hajdari shënoi në minutën e 85-të për mysafirët për rezultat përfundimtar 4-2.
Me këtë fitore Prishtina ngritët në vendin e tretë me 11 pikë, derisa Malisheva është e pesta me shtatë pikë.
Në vikend Prishtina do të udhëtoj në Skenderaj ku do të luajë kundër Drenicës, ndërkaq Malisheva e pret në shtëpi liderin e ri të Albi Superligës së Kosovës – Drita.
(Kosova Sot Online)
