Liverpool mund ta kthejë në janar Arthurin në Juventus
Arthur Melo që ju bashkua Liverpoolit në huazim në ditën e fundit të afatit kalimtar këtë verë mund të rikthehet në Juventus që në muajin janar, kanë shkruar mediat në Angli sot
Mesfushori 26 vjeçar brazilian ka qenë i ngrirë nga skuadra e Bardhezinjve këtë verë pasi që Massimiliano Allegri e ka bërë të qartë që ai nuk ka planet për ta përdorur lojtarin këtë sezon, duke e detyruar atë që të gjente një skuadër të re.
Pas disa muajve te së ardhmes së tij në ajër, Arthur ju bashkua Liverpoolit në ditën e fundit të afatit kalimtar me një marrëveshje huazimi me mundësi blerje për 37 milionë euro.
TuttoJuve ka shkruar sot së spekulime të ndryshme në Angli thonë se Liverpool janë duke planifikuar që ta kthejnë Arthurin në Juventus gjatë janar në mënyrë që të krijojnë hapësirë për një top transfer në mesfushë.
Reds nuk e kanë filluar mirë sezonit dhe është e qartë që atyre ju duhet gjak i ri në mesfushë që ta shpëtojnë sezonit.
Arthur deri me tani ka bërë vetëm një paraqitje prej që ka shkuar në Liverpool, ku luajti 13 minuta në humbjen 4-1 të Liverpool në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.
Ai ka qenë në bankën rezervë në barazimin e Reds kundër Everton në Premier Ligë dhe në fitoren kundër Ajax mbrëmë 2-1 në Ligën e Kampionëve.
(Kosova Sot Online)
