Potter ndjehet krenar me paraqitjen e Chelseat, përkundër barazimit

  • S.A /
  • 15 September 2022 - 10:27
Potter ndjehet krenar me paraqitjen e Chelseat, përkundër barazimit

Graham Potter pranoi se ai nuk kishte qenë kurrë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve përpara se të bëhej trajner i Chelseat, por pas barazimit të së mërkurës me Red Bull Salzburg, ekziston rreziku që koha e tij në këtë kompeticion të jetë jetëshkurtër.

Humbja e lë Chelsean në fund të Grupit E me AC Milan në krye. Për një ekip që fitoi turneun në sezonin 2020-21 nën drejtimin e Thomas Tuchel, dështimi për të arritur në fazat e eliminimit do të ishte një rënie e madhe. 

Megjithatë, Potter tha se ishte krenar për lojtarët e tij që shpejt kaluan te një trajner i ri me metoda të reja.

“Ne jemi të frustruar me vetëm një pikë, por mendova se aplikimi i lojtarëve ishte fantastik. Ata dhanë gjithçka dhe isha shumë krenar për mënyrën se si vepruan sot”, u shpreh trajneri i ri i londinezëve.

(Kosova Sot Online )