
Lexoni edhe:
Çfarë po zihet, Lajçak vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, Kurti lëshon Kuvendin për ta takuar
Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka publikuar sot listën prej 25 futbollistëve. Trajneri i mirënjohur kosovar do të grumbullojë së shpejti ekipin e “shpresave” të Kosovës para një kampi që do ta organizojë në Turqi e ku pritet të zhvillojë edhe ndeshjen e parë si përzgjedhës i Kosovës U21, me kundërshtarin që ende nuk është bërë e ditur.
Pjesë e këtij grumbullimi është edhe Besfort Zeneli, vëllai i Arbër Zenelit. Ai luan në Suedi për ekipin Elfsborg dhe është 19-vjeçar.
(Kosova Sot Online )