
Rooney zëvendësoi njërin nga futbollistët e tij

Trajneri i DC United, Wayne Rooney, zëvendësoi një nga lojtarët e tij pas akuzave se ai përdori një fjalë raciste ndaj një lojtari kundërshtar të Inter Miamit.
Në ndeshjen e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave të dielën, Inter Miami shënoi fitore me rezultatin 2:3,
Por, rezultati u la në hije nga pretendimet se sulmuesi i DC United, Taxiarchis Fountas, përdori shprehje raciste ndaj mbrojtësit kundërshtar, Damion Lowe, gjatë ndeshjes.
Në minutën e 59-të të ndeshjes, Fountas dhe Lowe u përfshinë në një përplasje që rezultoi me ndëshkimin e sulmuesit të DC United dhe mbrojtësit të Inter Miamit, Aime Mabika.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta pasi gjyqtari, Ismail Elfath, u konsultua me kapitenët e të dy skuadrave, si dhe me ish-futbollistët e Manchester Unitedit, Wayne Rooney e Phil Neville, të cilët tani drejtojnë skuadrat në fjalë.
(Kosova Sot Online)