Kampioni anglez interesohet për Leaon

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 11:44
Kampioni anglez interesohet për Leaon

Rafael Leao ka rënë në radar të klubeve më të njohura evropiane.

Futbollisti portugez po shkëlqen në fanellën e Milanit dhe kjo ka bërë që atë ta duan klubet tjera të mëdha.

Disa prej tyre madje e donin në gjirin e tyre sulmuesin e krahut edhe në afatin kalimtar të verës, i cili përfundoi javë më parë.

Por, lojtari kishte vendosur të qëndronte në “San Siro”, ku është ndoshta edhe lojtari më i rëndësishëm.

Sipas “Manchester Evening News”, interesim për përfaqësuesin portugez së fundmi ka shfaqur Manchester City.

Kampioni anglez do ta nisë një ofanzivë për sulmuesin e rrezikshëm gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Me një ofertë të majme dhe të parezistueshme, Milani mund të heq dorë nga Leao.

(Kosova Sot Online)