Belgjika triumfon ndaj Uellsit

  • A.P /
  • 22 September 2022 - 22:54
Belgjika triumfon ndaj Uellsit

Belgjika ka arritur fitore të ngushtë 2:1 ndaj Uellsit në Ligën e Kombeve.

Vendasit e kryen punën qysh në pjesë të parë, duke realizuar dy herë.

De Bruyne më minutën e 10-të dhe Batshuayi në të 37-tën realizuan për vendasit.

Golin e nderit mysafirët e shënuan në minutën e 50-të përmes Moore

Me këtë fitore, Belgjika shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Holanda që i prin grupit A4.

Në anën tjetër, Uellsi mbetet i fundit me vetëm një pikë dhe pranë rënies në Ligën B.

(Kosova Sot Online)