Holanda fiton pastër në udhëtim ndaj Polonisë

  • A.P /
  • 22 September 2022 - 22:57
Holanda fiton pastër në udhëtim ndaj Polonisë

Holanda e ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kombeve.

“Portokallinjtë” triumfuan 0:2 në udhëtim ndaj Polonisë së Robert Leëandoëskit

Gakpo shënoi për 0:1 në minutën e 14-të të ndeshjes, pas asistimit nga Dumfries.

Në minutën e 60-të të ndeshjes, Bergëijn dyfishoi epërsinë dhe vulosi fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, tani Holanda shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e parë, tri më shumë se Belgjika.

Në anën tjetër, Polonia mbetet e treta me katër pikë nga pesë ndeshje. 

(Kosova Sot Online)