Rabiot do të largohet nga Juventusi

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 14:06
Rabiot do të largohet nga Juventusi

Mesfushorit francez, Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juventusi.

Rabiot nuk duket i lumtur në ‘Allianz Stadium’, andaj pritet të largohet, përcjell lajmi.net.

Gjatë merkatos së verës u përhapën zëra se ai nuk do jetë më pjesë e Juventusit, por një largim i tij nuk ndodhi.

Por, sipas ‘Tuttomercatoweb’, francezi do ta lërë ‘Zonjën e Vjetër’ në fund të sezonit, pas skadimit të kontratës së tij.

Një rikthim në PSG mund të jetë një opsion i mesfushorit.

(Kosova Sot Online)