Kosova mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 21:16
Kosova mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur këtë të hënë seancën e fundit stërvitore, në prag të ndeshjes me Qipron në Ligën e Kombeve.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit për “Dardanët” për këtë edicion – e gjashta në Grupin 2 të Ligës C

Kosova synon fitoren për të ruajtur pozitën e dytë në grup, në të cilën momentalisht renditet me 6 pikë – vetëm një më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro.

“Dardanëve” i mjafton edhe barazimi për të mbetur në Ligën C edhe për sezonin e ardhshëm, por nuk duhet që asgjë t’i lihet rastit.

Të hënën mbrëma, Kosova mbajti seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja nesër nga ora 20:45.

(Kosova Sot Online)