De Biasi po e pret telefonatën nga Federata

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 15:58
De Biasi po e pret telefonatën nga Federata

Mosha e trajnerit dhe rezultatet e fundit ngrenë pikëpyetje në lidhje me rinovimin me italianin.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila e ka hedhur hipotezën e rikthimit të Gianni De Biasit në krye të Shqipërisë.

“De Biasi po e pret telefonatën nga FSHF-ja”, ka thënë ish-mbrojtësi i djathtë, shkruajnë mediat shqiptare.

Alban Xhihani është shprehur dyshues në lidhje me një pistë të tillë, duke dhënë argumentin se ish-trajneri i kuqezinjve ka rinovuar me Azerbajxhanin, ku ka marrë edhe 3 fitore radhazi së fundmi.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ish-trajneri i Udineses të rikthehet tek Kuqezinjtë, me të cilët e kishte arritur rezultatin historik duke u kualifikuar në Euro 2016.

Vitin e kaluar spekulohej për De Biasin se mund t’i bashkohej edhe Kombëtares së Kosovës.

(Kosova Sot Online)