Araujo e kalon me sukses operacionin

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 18:27
Araujo e kalon me sukses operacionin

Lojtari i Barcelonës, Ronald Araujo i është nënshtruar ditën e sotme një operacioni në këmbën e djathtë, ndërsa tashmë duket se e ka kaluar me sukses.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, ku tregohet se tashmë lojtari ka mundur të kalojë me sukses operacionin.

“Barcelona njoftoi se operacioni në Turku (Finlandë) në tendinën e gjatë ngjitëse të kofshës së djathtë të Ronald Araujo ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Mbrojtësi u dëmtua me kombëtaren e Uruguait në miqësoren kundër Iranit më 23 shtator. Shpresa e lojtarit është të rikuperohet në kohë për Botërorin, i cili është ende në rrezik të madh” ka shkruar klubi katalanas.

(Kosova Sot Online)