Tabela e Superligës pas ndeshjes së sotme

  • S.A /
  • 08 October 2022 - 15:39
Tabela e Superligës pas ndeshjes së sotme

Drita e ka ruajtur pamposhtmërinë duke u treguar ekipi më stabil i këtij sezoni në AlbiMall Superligën e futbollit.

Gjilanasit e mposhtën sot Trepçën ’89 me rezultat 3:1 në shtëpi për t’u shkëputur në krye të tabelës.

Me këtë rast, pas 10 ndeshjesh të zhvilluara në edicionin 2022/23, “Intelektualët” u ngritën në kuotën e 24 pikëve, duke i regjistruar 7 fitore dhe 3 barazime.

Ata u shkëputën në 6 pikë nga përcjellësi kryesor, Ballkani, i cili megjithatë i ka tri ndeshje më pak të zhvilluara shkaku i angazhimeve që i ka në garat evropiane.

Nga ana tjetër, Trepça ’89 mbeti në vendin e gjashtë në tabelë me 9 pikë, prej tyre 2 fitore, 3 barazim e 3 humbje.

 

Sonte do të luajnë Prishtina me Dukagjinin dhe mund të ketë prapë ndryshime në tabelë.

Image

Kurse, nesër do të luhen tri ndeshjet tjera të ligës elitare.

Image

(Kosova Sot Online )