Milani e kërkon hakmarrjen ndaj Chelseat

  • S.A /
  • 11 October 2022 - 10:22
Milani e kërkon hakmarrjen ndaj Chelseat

Milani do ta kërkojë sonte hakmarrjen ndaj Chelseat në xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. “Rossoneri” janë të vendosur për t’i mposhtur “Blues” dhe për ta rikthyer primatin në grup. Gjigantët tjerë, Reali, Juve, PSG-ja e Man City llogarisin në fitore po ashtu. Milani do ta kërkojë sonte hakmarrjen ndaj Chelseat. “Blues” e dominuan ekipin italian javën e kaluar duke e mposhtur 3:0 në “Stamford Bridge”. E tash, “Rossoneri” janë te vendosur t’i mposhtin londinezët në lojën e dytë, e cila do të luhet në San Siro. Aktualisht, Të Kaltrit dhe Kuqezinjtë i mbulojnë pozitat dy dhe tre në Grupin E me nga 4 pikë pas tri ndeshjesh të zhvilluara.

Milani do të mundohet ta përsërisë lojën e fundjavës me Juventusin për t’i gëzuar tifozët e flaktë. Nga ana tjetër, skuadra angleze po ashtu ka synime të qarta për të dalë fitimtare në Itali. Armando Broja me shokë vijnë nga fitorja 3:0 në ligë ndaj Wolverhamptonit në fundjavë. Milani nuk ka kaluar në fazën eliminuese të Championsit që nga sezoni 2013/2014. Kurse, “Blues” janë treguar të suksesshëm në këtë garë viteve të fundit, duke e fituar madje atë në vitin 2021. Milani e ka një listë të gjatë të mungesave. Trajneri Stefano Pioli s’do të mundë të llogarisë në lojtarët si Mike Maignan, Alessandro Florenzi, Zlatan Ibrahimovic, Junior Messias, Simon Kjaer, Davide Calabria e Alexis Saelemaekers. Nga ana tjetër, tek Chelsea mungojnë N’Golo Kante, Wesley Fofana e Hakim Ziyech. Në ndeshjet tjera, gjigantët si Real Madrid, Juventus, Paris Saint-Germain e Manchester City, llogarisin në fitore në duelet përkatëse. 

Kosova Sot Online )