Klopp në prag të derbit: Manchester City është skuadra më e mirë në botë

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 16:08
Klopp në prag të derbit: Manchester City është skuadra më e mirë në botë

Liverpool dhe Manchester City luajnë të dielën dhe trajneri i “Të kuqve”, Jurgen Klopp i bëri komplimentin më të madh kundërshtarit.

Fillimi i sezonit është i ndryshëm për klubet e përmendura, Qytetarët janë të dytët në tabelë me 23 pikë, një më pak se Arsenali kryesues, ndërsa të kuqtë janë në vendin e 10-të me 10 pikë të grumbulluara.

"Nuk është se ndihemi ndryshe. Është një lojë në shtëpi, ne jemi në Anfield dhe po luajmë kundër Manchester City, skuadra më e mirë në botë. Megjithatë, ne do të përpiqemi pavarësisht. E dimë se nuk ka garanci, por ne do të kemi ndihmën e të gjithë tifozëve në Anfield dhe do të përpiqemi”, tha Klopp.

Trajneri i Liverpool-it iu referua edhe sulmuesit fenomenal të City-t, Erling Haaland.

"Kur luan kundër sulmuesit më të mirë në botë, duhet të përpiqesh të mos e lejosh të marrë shumë topa. Kjo është një sfidë e madhe për të. Ne do të përpiqemi ta ndalim. Nëse e bllokini Haaland, ju hapni" vrima për lojtarë të tjerë të klasit botëror. Ky është një problem dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje", përfundoi Klopp.


(Kosova Sot Online)