Neymar në telashe të mëdha

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 16:54
Neymar në telashe të mëdha

Sulmuesi brazilian Neymar përballet me pesë vjet burg për akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit gjatë transferimit të tij nga Santos te Barcelona në vitin 2013.

Gjyqi i Neymar fillon të hënën në Barcelonë dhe së bashku me brazilianin, akuzohen prindërit e tij, dy klube, ish-presidentët e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell dhe ish-presidenti i Santos, Odilio Rodrigues.

Çështja lindi pas një padie nga kompania braziliane DIS, e cila zotëronte 40 për qind të të drejtave të Neymar-it ndërsa ai ishte te Santos.

Kompania pretendon se shitja e futbollistit te Barcelona ishte dukshëm nën vlerën e tij reale të tregut.

“Të drejtat e Neymar nuk i janë shitur ofertuesit më të mirë. Kishte klube që ofruan deri në 60 milionë euro”, tha avokati i DIS Paulo Nasser në konferencën e sotme për shtyp.

Kujtojmë se Barcelona ka bërë të ditur se transferimi kap vlerën e 57.1 milionë eurove, nga të cilat 40 milionë i janë paguar familjes së Neymar.

DIS ka marrë 40 përqind të 17.1 milionëve të mbetura, ndaj tani kërkon dënime me burg deri në gjashtë vjet dhe gjoba deri në 195 milionë euro për të gjithë.

Për Neymarin kërkohet një dënim me pesë vite burg.

(Kosova Sot Online)