Operohet me sukses Tmusic

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 17:06
Operohet me sukses Tmusic

Mikaile Tmusic e ka kaluar me sukses operimin sot.

KB Trepça njoftoi dje se basketbollisti do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Sigal Prishtinës të mërkurën.

“Tmuske” iu nënshtrua këtij operacioni këtë të enjte dhe fatmirësisht e ka kaluar me sukses.

Tmusic pritet të mungojë për disa javë dhe padyshim se do të jetë mungesë e madhe për klubin nga Mitrovica.

(Kosova Sot Online)