Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 11-të në Superligë

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 17:34
Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 11-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të.

Të shtunën në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje; Prishtina e pret Ferizajn, kurse Drita i shkon Dukagjinit

Të dielën do të zhvillohen tri ndeshje tjera.

Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Llapit, Ballkani do të luajë në udhëtim kundër Drenicës, derisa Malisheva e pret Gjilanin.

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar tashmë edhe zyrtarët për këto ndeshje.

(Kosova Sot Online)