1 mijë euro gjobë për FC Prishtinën, 200 për Debatik Currin

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 17:46
1 mijë euro gjobë për FC Prishtinën, 200 për Debatik Currin

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për vendimet që mori Komisioni Disiplinor, pas mbledhjes së mbajtur sot.

Ndër të tjerat, Komisioni Disiplinor mori vendim që FC Prishtina të dënohet me gjobë prej 1 mijë eurosh

Në arsyetimin e këtij Komisioni thuhet se vendimi u mor për shkak se klubi kryeqytetas pati lëshim në organizimin e ndeshjes kundër Dukagjinit, javën e kaluar.

“FC ”Prishtina”: Lëshim në organizimin e ndeshjes Prishtina- Dukagjini . Në min 85-të një shikues futet në fushë e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa çaste si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë futur disa shikues në fushë duke krijuar pa siguri për personat zyrtar. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftimin e lëshuar këtë të premte nga FFK-ja.

Gjithashtu, me gjobë prej 200 eurosh u dënua edhe ndihmës-trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarit.

“Nd/trajnerit të FC ”Prishtina”, Debatik Curri nr ID 000624M83. Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Dukagjini, në tunelin e stadiumit ofendon dhe sillet në mënyrë jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)