Kante nuk do të luajë me Francën në Botëror

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 18:46
Kante nuk do të luajë me Francën në Botëror

N’Golo Kante do të humbasë Kampionatin Botëror “Katar 2022” pas dështimit që pësoi në rikuperimin e tij nga një dëmtim i kërdhokullës, sipas “L’Equipe”.

Mediumi francez ka raportuar se përsëritja e lëndimit ka përjashtuar plotësisht mundësinë që ai të marrë pjesë në Botëror

Trajneri i Chelseat, Graham Potter konfirmoi sot se mesfushori do të mbetet jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

“Ai do të shohë një konsulent në fundjavë. Është një pengesë, nuk është një lajm i mirë, por nuk mund t’ju jap asgjë më shumë në këtë fazë. Historikisht ka gjëra që kanë ndodhur që janë shqetësuese, kështu që ne duhet t’i shkojmë deri në fund të kësaj. Është një pengesë në këtë fazë të këtij rehabilitimi që është shqetësuese, por gjithçka që mund të bëjmë është të marrim diagnozën e duhur, të marrim konsultën e duhur dhe të përpiqemi ta ndihmojmë atë të kthehet në gjendje të plotë fizike dhe të shijojë futbollin e tij”, tha Potter.

31-vjeçari u rikthye në stërvitjen e Chelseat në fund të shtatorit pasi ishte jashtë fushës që nga muaji gusht.

Përveçse për klubin londinez, mungesa e Kantes padyshim se do të jetë e madhe edhe për Kombëtaren e Francës.

Botërori i këtij viti do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. 

(Kosova Sot Online)