Phil Foden rinovon kontratën me Manchester Cityn

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 19:48
Phil Foden rinovon kontratën me Manchester Cityn

Phil Foden ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn.

Reprezentuesi anglez ka vazhduar edhe për tri sezone kontratën e tij me “Qytetarët”

Sipas kontratës së re, Foden me kampionët e Anglisë do të jetë i lidhur deri më 30 qershor 2027.

22-vjeçari, i vlerësuar si një nga talentet e rinj më të mirë në futboll, ka dalë nga akademia e Manchester Cityt.

Phil Foden iu bashkua skuadrës së parë në vitin 2017, teksa ai tani është njëri prej futbollistëve më të besuar të Pep Guardiolas.

Ai ka fituar tashmë 11 trofe në nivel klubesh – katër tituj të Premierligës, një Kupë FA, katër Kupa të Ligës dhe dy Superkupa të Anglisë. 

(Kosova Sot Online)