Galtier beson se Messi do të jetë i gatshëm për derbin e së dielës

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 20:52
Galtier beson se Messi do të jetë i gatshëm për derbin e së dielës

Christophe Galtier ka deklaruar se pret ta ketë në dispozicionin Lionel Messin për derbin kundër Marseilles.

Në konferencën për media të mbajtur sot, trajneri i Paris Saint-Germainit konfirmoi se Messi është i gatshëm për sfidën e së dielës

“Leo Messi stërviti këtë mëngjes me grupin. Të shohim se si do të reagojë në seancën e nesërme. Për momentin ai është gati për ndeshjen kundër Marseilles”, tha Galtier.

Messi pësoi një lëndim në ndeshjen e parë kundër Benficas në Ligën e Kampionëve më 5 tetor.

Argjentinasi mungoi në ndeshjen e javës së kaluar kundër Reimsit, si dhe në ndeshjen e kthimit kundër Benficas.

Kampionët në fuqi të Francës të dielën do të presin Marseillen në “Parc des Princes”.

PSG prin në tabelë me 26 pikë të grumbulluara pas 10 xhirove në Ligue 1, teksa Marseille ndodhet në pozitën e tretë me tri pikë më pak.

(Kosova Sot Online)