Neymar në gjyq për mashtrim dhe korrupsion, kërkohet që të dënohet me 5 vjet burg

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 22:46
Neymar në gjyq për mashtrim dhe korrupsion, kërkohet që të dënohet me 5 vjet burg

Nëse Neymar ka një fillim të mirë të sezonit në fushë me Paris Saint-Germainin , dhimbjet e kokës për të vijnë nga çështjet jashtë fushës së futbollit.

Braziliani do të thirret për t’u paraqitur në seancën gjyqësore në Barcelonë, nga data 17 tetor

Neymar akuzohet për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e tij te Barcelona në vitin 2013 nga Santosi.

Akuza vije nga “DIS”, një kompani e cila në atë kohë mbante 40% të të drejtave të lojtarit. Kjo kompani pretendon se shifrat e deklaruara rreth transferimit të tij në “Camp Nou” ishin më të ulët se ato reale.

Përveç Neymarit, janë paditur edhe prindërit e tij, dy klubet në fjalë dhe ish-krerët e klubeve, Bartomeu e Rosell (Barcelona) dhe Rodrigues (Santos).

Nga “DIS” kërkohet që sulmuesi i PSG-së të dënohet me pesë vjet burgim, si dhe kompensim prej 149 milionë eurosh dhe paraburgim për ish-numrin një të katalunasve.

Nga ana tjetër prokurorët spanjollë thuhet se do të kërkonin dy vjet burg dhe 10 milionë euro gjobë.

30-vjeçari, i cili gjithmonë i ka mohuar akuzat, do të duhet të shkojë në gjykatë në Spanjë, por nuk është e sigurt që ai do të qëndrojë atje për dy javët në të cilat duhet të vazhdojë seanca.

Sipas shifrave zyrtare, Neymar shkoi nga Santos te Barça për 57.1 milionë euro, nga të cilat 40 milionë shkuan në familjen e lojtarit dhe 17.1 të mbetura te kompania “DIS”. 

(Kosova Sot Online)