Ish-lojtari i Liverpoolit e këshillon klubin: Mos e bleni Mbappen

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 17:40
Ish-lojtari i Liverpoolit e këshillon klubin: Mos e bleni Mbappen

Emile Heskey, ish-futbollist i Liverpoolit, shpreson që klubi të mos nënshkruajë me Kylian Mbappe pavarësisht talentit të tij.

Për anglezin, nuk do të ishte një transferim i mençur, pavarësisht se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Çdokush do ta kishte të vështirë të refuzonte dikë si Kylian Mbappe, por nëse sapo keni nënshkruar një kontratë të re dhe tashmë jeni duke bërë bujë për lëvizjen”, tha Heskey për Gambling.com.

“Problemi i vetëm që kam është mënyra sesi disa njerëz largohen nga ekipet. Çfarë thotë për ju kur sapo keni rinovuar dhe tani doni të largoheni? Si menaxher, duhet të pyesni veten: “A e dua këtë?” Në klubet e mëdha do të keni yje, por të gjithë duhet të jenë në të njëjtin grup. Unë nuk mendoj se Jurgen Klopp do të ishte i gatshëm të trajtonte një lojtar ndryshe nga kushdo tjetër në skuadrën e tij. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe do të hynte në formacionin startues të kujtdo, por atëherë ju keni të gjitha këto probleme që vijnë me të”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)