Dy duele interesante në basketboll, vëmendja në Mitrovicë

  • A.P /
  • 16 October 2022 - 09:22
Dy duele interesante në basketboll, vëmendja në Mitrovicë

E diela do të sjellë edhe dy ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës në basketboll

Sfida më interesante e kësaj xhiro shihet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, nënkampionit dhe kampioni aktual të Kosovës.

Mitrovicasit e kanë nisur edicionin shumë më mirë, duke pasur katër fitore e një humbje, ndërsa e kundërta është me therandasit që kanë një fitore e katër humbje.

‘Xehetarët’ kërkojnë të vazhdojnë me formë të mirë, kurse verdhezinjtë të këndellen pas fillimit jo të mirë për të shënuar fitoren e dytë pasi mposhtën Vëllaznimin.

Po ashtu në këtë xhiro do të ndeshen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja.

Pejanët e kanë nisur për mrekulli këtë edicion me pesë fitore në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, ndërsa prizrenasit kanë dy fitore e tri humbje dhe do të mundohen t’ia shkaktojnë humbjen e parë verdhezinjëve.

E diel

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Peja

(Kosova Sot Online)