U dënua me një vjet nga FFK-ja, trajneri Shoshi nuk e pranon dënimin

  • A.P /
  • 16 October 2022 - 12:01
U dënua me një vjet nga FFK-ja, trajneri Shoshi nuk e pranon dënimin

Trajneri i mirënjohur kosovar, Valdet Shoshi e ka quajtur shpifje dhe të padrejtë vendimin e FFK-së për ta ndaluar të kryejë detyrën e trajnerit për një vit.

Shoshi, është dënuar me ndalesë të kryerjes së detyrës së trajnerit dhe pozitave tjera në kohëzgjatje prej 1 viti.

Komisioni Disiplinor i FFK-së ndaj tij gjithashtu shqiptoi edhe një gjobë prej 200 eurosh.

Në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, thuhet se ndaj Shoshit u morën këto masa për shkak të mashtrimit dhe se sjelli në lajthitje organet e FFK-së duke përdorur të dhëna të rrejshme, në ndeshjen e javës së tetë në Ligën e Parë, mes Rilindjes 1974 dhe Vëllaznimit.

Ndërsa vet Shoshi për Gazetën Express e ka dhënë versionin e tij për këtë ngjarje. Ai i quajti shpifje dhe vendim të padrejtë, teksa tha se do të ankohet në shkallën e dytë.

“Një vendim i padrejtë, një shpifje ku do t’i ankohem shkallës së dytë dhe do t’i paraqes dëshmitë e mija. Të pabaza janë aktakuzat ku thirret komisioni, nuk jam paraqit unë me atë nr. 0057 e jo me këtëKryetrajneri i KF “Rilindja 1974”, Valdet Shoshi nr ID 015747M61. Kjo është shpifje. Ka edhe shumë gjëra të tjera. Do ta angazhojë edhe avokatin për këtë njollosje që më kanë bërë. Rregullorja e garave është e qartë. Nuk e di në cilën rregullore janë thirrë e cilat janë faktet. Udhëheqësi i rrugës më ka kërku licensën dhe ja kam dhënë, më ka paraqit me licensën me nr.0057 e jo me ID. Kjo është shpifje. Në cilat fakte është bazuar Komisioni Disiplinor? Nuk jam as sekretar i shoqatës së trajnerëve. Të gjitha këo janë shpifje, nuk po e di se kënd e kam trilluar dhe mashtruar unë”, tha ai.


(Kosova Sot Online)